Ka përfunduar në Ohër takimi trilateral midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, dhe ndërmjetësve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell e Miroslav Lajçak.
Në BE kanë thënë se pas takimit do të ketë konferencë nga Borrelli.
Takimi ka zgjatur pak më shumë se një orë. Para takimit trepalësh, Borrelli e Lajçaku kanë takuar ndaras kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë.
Priten edhe deklarime të Kurtit dhe Vuçiqit.