Prishtina dhe Liria kanë ndarë pikët, në kuadër të javës së pestë në Superligën e Kosovës, pasi ndeshja përfundoi me rezultat 1-1.
Golin e parë e shënoi Leotrim Kryeziu, në minutën e 34’. Me këtë rezultat edhe u krye pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, prizrenasit me anë të Prins e gjetën golin e barazimit dhe të rezultatit final të ndeshjes.
Prishtina pas barazimit kalon në vendin e katërt me nëntë pikë, pas pesë ndeshjeve, teksa Liria në pozitën e gjashtë me po aq pikë.
Dukagjini bëhet skuadra e parë që ndal Ballkanin
Dukagjini dhe Ballkani kanë barazuar me rezultat 1-1, në kuadër të javës së pestë në Superligën e Kosovës.
Klinasit kaluan në epërsi të parët me anë të Altin Mërlakut, i cili realizoi një gol të bukur në minutën e 44’. Me këtë rezultat edhe u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, suharekasit e barazuan rezultatin me anë të Albin Berishës, në minutën e 72’.
Kampioni aktual ani se tentoi disa herë deri në fund që të gjejë golin e fitores, nuk arriti.
Ballkani pas barazimit renditet në vendin e dytë me 10 pikë, pas katër ndeshjeve, teksa Dukagjini në pozitën e tetë me tri pikë.