Ka përfunduar pjesa e parë e takimit gjysmëfinal të Kupës së Kosovës që po luhet mes Llapit e Prishtinës.
Pjesa e parë e ndeshjes kthyese gjysmëfinale ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0.
Llapi sulmoi, por skuadra nga Prishtina që po mbron rezultatin e pjesës së parë (2:1) ishte fokusuar në mbrojtje dhe tentonte me kundërsulme.
Madje, Prishtina realizoi njëherë me Otto John, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.
Edhe në ndeshjen tjetër, Ramiz Sadiku – Drita pjesa e parë përfundoi pa gola.