Përfundojnë pjesët e para, Ballkani e Gjilani në avantazh

Përfundojnë pjesët e para, Ballkani e Gjilani në avantazh

Albi Mall Superliga ka filluar sot me ndeshjet e xhiros së 12-të ku në program janë tre për tu zhvilluar.

Padyshim që vëmendja e adhuruesve kosovarë është në Suharekë ku përballë do janë dy pretendentët kryesorë për titullin e kampionit Ballkani dhe Drita.

Në stadiumin ‘Liman Gegaj’ në Malishevë pritet të zhvillohet një tjetër ndeshje shumë interesante, ku Malisheva pret Prishtinën.

Dueli i tretë i ditës së sotme luhet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, ku SC Gjilani përballet me Feronikelin ’74.

Këto janë rezultatet e pjesëve të para:

Ballkani – Drita   1-0
38′ Dellova 1-0,

Malisheva – Prishtina  0-0

Gjilani – Feronikelii ’74  1-0

45+2′ Ismajli 1-0

Related Articles