Janë duke u zhvilluar dy ndeshje në Superligën e Kosovës në futboll në kuadër të xhiros së dytë.
Tashmë kanë përfunduar pjesët e para në Podujevë dhe Suharekë, raporton Gazeta Enigma.
Në Podujevë skuadra e Llapit dhe Dukagjini janë duke luajtur pa gola. Në këtë pjesë të parë rastin më të mirë e pati mesfushori i Llapit, Hamdi Namani, i cili nuk arriti të realizoi nga afërsia.
Në ndeshjen tjetër në Suharekë, kampioni në fuqi, Ballkani është duke triumfuar minimalisht ndaj Feronikeli ’74. Golin e vetëm në ndeshje e realizoi sulmuesi, Albin Berisha.
/Gazeta Enigma/