Përfundojnë pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës

Përfundojnë pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës.

Në derbin mes Dritës dhe Ballkanit, rezultati vazhdon të jetë ai i fillimit, 0 me 0.

Ishte një pjesë e parë e nivelizuar, me të dy skuadrat që u treguan të kujdesshme me lojën e tyre. “Intelektualët” po dhurojnë një atmosferë fantastike në stadium.

Në ndeshjen tjetër, Llapi është në avantazh me rezultat të dyfishtë, 2 me 0.

Valmir Veliu shënoi dy golat për skuadrën e Tahir Batatinës.

Related Articles