Elita e futbollit kosovar, Albi Mall Superliga po vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 28-të.
Në program për ditën e sotme janë dy ndeshje duke u zhvilluar, mes tyre janë pretendentët kryesorë për titullin e kampionit, Ballkani dhe Drita.
Pjesa e parë në Gjilan, ku Drita po luan me Trepcen 89, ka përfunduar me rezultat 1-1. Krasniqi në minutën e 12-të i dha epërsinë Dritës nga pika e bardhë, por Trepca u kundërpërgjigj me Fazliun, në minutën e 24-të, për t’i barazuar shifrat.
Në anën tjetër, në Suharekë, Ballkani po luan kundër Malishevës, ku pjesa e parë përfundoi pa gola.