Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të top 4-shës së Supërligës, Ballkani 1:1 Drita, dhe Gjilan 0:0 Prishtina, raporton Gazeta Enigma.
Në derbin që po zhvillohet në Suharekë, u hap loja me golin e Ballkanit ndaj Dritës, me realizatorin Kuc në minutën e 17′.
Drita u kundër-përgjigj me golin e Vitijës në minutën e 36′, duke barazuar shifrat për pjesën e parë.
Në anën tjetër, Gjilani dhe Prishtina, e përfunduan pjesën pa gola nga asnjëra anë.
Ballkani – Drita, Gjilani – Prishtina janë duke u luajtur në kuadër të xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll. /Gazeta Enigma/