Përfundojnë pjesët e para në Superligë, këto janë rezultatet

Përfundojnë pjesët e para në Superligë, këto janë rezultatet

Xhiro e 14-të e Superligës së Kosovës po vazhdon sot me tre duele shumë interesante që kanë filluar nga ora 13:00.

Llapi është nikoqir i Feronikelit ’74. Llapjanët në katër ndeshjet e fundit, kanë një humbje e tre barazime. Në formë jo të mirë është edhe Feronikeli ’74 që ka pësuar dy disfata e dy barazime në katër sfidat e fundit.

Drita pas një barazimi e dy humbjeve radhazi pret Fushë Kosovën që ka ikur nga fundi i tabelës. Gjilanasit kërkojnë të rikthehen te fitorja, kurse Fushë Kosova synon fitoren e radhës si mysafir.

Edhe dueli tjetër mes Lirisë dhe Prishtinës pritet të jetë interesant, sepse dy ekipet duan rezultate pozitive. Liria është në fund të tabelës kurse Prishtina në pozitën e pestë.

Drita 0-0 Fushë Kosova

Llapi 1-0 Feronikeli (29′ Namani)

Liria 0-2 Prishtina (Blesa ‘3, Hyseni 10’,)

Related Articles