Përfundon diskutimi për dialogun në Kuvend, seanca plenare do të vazhdojë të hënën

Përfundon diskutimi për dialogun në Kuvend, seanca plenare do të vazhdojë të hënën

Kanë përfunduar diskutimet në lidhje me ecurinë e deritanishme të dialogut mes Kosovës e Serbisë, raporton Gazeta “Engima”.

Pikat e tjera të seancës së sotme, do të vazhdojë të hënën nga ora 10:00.

Kështu bëri të ditur i pari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Me këtë rast përfundojnë të gjitha diskutimet për këtë pikë. Meqë pikat tjera e kërkojnë edhe një kuorum të deputetëve, nga pika e pestë deri te pika e tetë propozoj që të vazhdojmë të hënën  nga ora 10:00”, tha Konjufca.

Pikat e rendit të ditës të cilat pritet të diskutohen të hënën janë:

1.Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

2.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

3.Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,

4.Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19 (të hënën më 14.06.2021).

Related Articles