Dalin pagat, përfundon greva e minatorëve të “Trepçës”

Dalin pagat, përfundon greva e minatorëve të “Trepçës”

Tashmë ka përfunduar greva e disa prej minatorëve të minierës së “Trepçës”, shkruan Gazeta “Enigma”.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, Ibrahim Jonuzi, i cili tha se para pak çastesh është kryer edhe pagesa e fundit për muajin qershor.

Jonuzi tutje ka njoftuar se tani më punëtorët i janë kthyer punës.

“Prej dje në nderimin e dytë ka hyrë në grevë dhe sot në ndërrimin e parë për arsye të mos përmbushjes së pagës së plotë”, tha ai.

“Në fillim është pagur pjesa e parë, ndërsa dje është paguar 25 përqindëshi ndërsa tani në këto momente është përmbushur plotësimi i pagës së plotë dhe minatorët kanë filluar punën normale dhe greva është ndërprerë”, tha Jonuzi për “Enigmën”.

Kujtojmë se përveç pagës minatorët kanë pasur ankesa edhe për kushte të punës.

Minatorët grevë patën mbajtur edhe të mërkurën e kaluar (12 korrik). /GAZETA ENIGMA/

Related Articles