Kombëtarja e Kosovës në futboll ka barazuar 2:2 në miqësoren e parë të muajit nëntor nga Armenia.
“Dardanët” që u paraqiten me lojtarë të rinj në këtë sfidë, u gjendën në disavantazh pas 24 minutave lojë kur Shaghoyan kaloi armenët në epërsi.
Të përzgjedhurit e Alain Giresses barazuan shifrat në minutën e 67-të me anë të Lirim Kastratit i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Tetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Hovhannisyan pas një lëvizje të mirë në zonën vendase arriti të ndëshkonte ekipi e Kosovës për t’ia rikthyer avantazhin mysafirëve.
Kosova e shmangu humbjen në minutën e tretë shtesë kur Rudhani pas një devijimi “tundi” rrjetën e Armenisë.
Tri ditë më vonë, Kombëtarja e Kosovës luan ndeshjen e dytë dhe të fundit miqësore me Ishujt Faroe në po të njëjtin stadium.