Përfundon ndeshja historike e Ballkanit, vetëm barazim ndaj Zalgiris

Përfundon ndeshja historike e Ballkanit, vetëm barazim ndaj Zalgiris

Ballkani ka barazuar në ndeshjen e parë me Zalgirisin, në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Rezultati final ishte 1-1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Nazmi Gripshi hapi serinë e golave për Ballkanin në minutën e 15-të me një gol të bukur nga krahu.

10 minuta më vonë Buff barazoi shifrat me një gol të shënuar me kokë.

Ballkani kishte iniciativën gjatë tërë takimit, por nuk ishte e mjaftueshme të marrin rezultat pozitiv.

Ndeshja e kthimit në Lituani zhvillohet pas një jave.

Related Articles