Një rast sulmi seksual dyshohet të ketë ndodhur në Vushtrri, ku u arrestua një 72-vjeçar.
I dyshuari Ilmi Lahi, i cili punon si taksist, po dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një vajzë 15-vjeçare, e cila ishte pasagjere në veturën e tij. Ai po dyshohet se e devijoi rrugën dhe nuk e dërgoi të miturën në destinacionin që ajo kërkoi.
Pas arrestimit dhe ndalimit, Prokuroria ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së sigurisë, me ç’rast Gjykata e ka aprovuar dhe e ka dërguar të dyshuarin në paraburgim për një muaj, njofton Sinjali.
Ndryshe, vajza kishte arritur që të ikë nga vetura e 72-vjeçarit, me ç’rast kishte kërkuar ndihmë dhe ka marrë edhe tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit në Vushtrri.
Kujtojmë se sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Kushdo që prek personin tjetër me qëllim seksual ose e cyt personin e tillë të prekë kryesin apo personin tjetër për qëllim seksual, pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vjet.”
Ndërsa, nëse vepra penale kryhet ndaj personit nën moshën 16 vjet, “kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në dhjetë (10) vjet.”