Policia greke jep detajet | Një i vdekur, 98 të arrestua dhe shumë të lënduar

Policia greke jep detajet | Një i vdekur, 98 të arrestua dhe shumë të lënduar

Policia greke ka bërë një njoftim për incidentet e përgjakshme që ndodhen dje mes tifozëve grek dhe kroat të AEK dhe Dinamo Zagreb.

Policia greke në njoftimin e saj përkatës thekson se afërsisht 100-120 tifozë të Dinamo Zagrebit kanë shkaktuar trazira në Athinë.

“Lidhur me një incident të një përleshjeje mes tifozëve të A.E.K.-së dhe Dinamos së Zagrebit, që rezultoi me plagosjen me vdekje të një personi dhe plagosjen e tetë të tjerëve, sqarohet:

Mbrëmjen e djeshme, të hënën, 7 gusht 2023, një grup prej rreth 100-120 tifozësh të Dinamo Zagrebit, së bashku me tifozëtn grekë, ndodheshin në Perissos. Tifozët e AEK-ut ishin mbledhur në zonën e gjerë. Pasuan incidente mes tifozëve të dy skuadrave, të cilët hodhën flakadanë, improvizuan zjarrvënie, gjuajtën gurë, si dhe përdorën edhe shkopinj të improvizuar. Ngjarja ka ndodhur një orë e gjysmë pasi ekipi mysafir ka përfunduar stërvitjen dhe është larguar nga fusha, si dhe lojtarët të shoqëruar nga policia. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë shuar përleshjen, ndërsa me shpejtësi kanë bllokuar dhe arrestuar gjithsej 98 persona të përfshirë në ngjarje.

Një hetim paraprak po kryhet nga Drejtoria e Sigurisë së Athinës, ndërsa hetimet për identifikimin e autorëve të tjerë dhe çdo aspekt tjetër të rastit vijojnë intensivisht”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

Related Articles