Ka përfunduar raundi i parë kualifikues në tri garat evropiane, Ligën e Kampionëve, të Evropës dhe të Konferencës.
E ekipet kosovare treguan paraqitje të dobëta, me Ballkanin, Llapin dhe Malishevën që u eliminuan nga garat ku morën pjesë.
Për dallim të Malishevës që e ka mbyllur garimin në Evropë, Ballkani dhe Llapi së bashku me Dritën që është e kualifikuar direkt, i vazhdojnë garat në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Me paraqitjet e dobëta të klubeve kosovare në Evropë, Kosova ka rënë në pozitën e 33-të në ranglistën e UEFA-s.
Nëse bie një pozitë më poshtë, Kosovës i hiqet mundësia ta ketë një skuadër në kualifikimet për Ligën e Evropës.