Qytetarë të shumtë serbë protestuan para objektit të policisë në veri të Mitrovicës, duke kërkuar lirimin e Aleksandar Arsenijeviq, liderit të ‘Demokracisë Serbe’, i cili u arrestua të mërkurën pasdite, shkruan Enigma.
Ata mbanin pankarta në serbisht dhe anglisht, me mesazhe kundër qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti.
Protesta u përshkallëzua kur protestuesit marshuan drejt urës së Ibrit, duke bërë thirrje provokuese si “Serbia, Serbia” pranë një lokali me mysafirë shqiptarë.
Reagimi i shpejtë i policisë parandaloi një incident të mundshëm, ndërsa protesta zgjati mbi një orë e gjysmë.