Ka përfunduar rinumërimi i 50 vendvotimeve të rregullta që u bë me vendim të KQZ-së, raporton Gazeta Enigma.
Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, që tha se ky proces u zhvillua në prezencë të vëzhguesve të akredituar.
Ndërkohë, sipas tij, KQZ në orën 12:00, në QNR do të fillojë rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë, të cilat gjenden në 177 kuti të votimit, sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Për këtë proces, KQZ ka njoftuar vëzhguesit e akredituar. / Gazeta Enigma.