Përfundon rinumërimi i votave

Përfundon rinumërimi i votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka përmbyllur procesin e rinumërimit të votave, proces që kishte nisur pas dyshimeve për manipulime me vota. Shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet nesër.

Nga ky proces, kandidati me më së shumti vota diferencë është Fetah Paçarizi i PDK’së, i cili ka -7 mijë vota.

Pas tij renditet Nait Hasani, Kujtim Gashi, Luljeta Veselaj Gutaj, Xhavit Ukaj, Arianit Çollaku e Fadil Demaku.

“KQZ mori këto vendime për rinumërim me qëllim të të garantimit të saktësisë së rezultateve zgjedhore dhe për të siguruar që vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës të regjistrohet dhe të reflektohet në mënyrë të saktë, ashtu siç është shprehur prej tyre në fletëvotime”, thuhet në njoftimin e KQZ’së.

Rezultatet për secilin kandidat mund t’i gjeni në këtë link: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/crc?

Related Articles