Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e 89 vjeçarit në Bibaj të Ferizajt.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Gentiana Hoxha ka njoftuar se për epilogun e kësaj seance do të njoftojnë më vonë.
“Seanca dëgjimore ka përfunduar. Për epilogun do t’iu njoftojmë përmes komunikatës me shkrim të dhënë nga gjykata”, tha Hoxha.