Përgënjeshtrohet Vuçiq, nga Ambasada britanike mohojnë se kanë armatosur Kosovën

Përgënjeshtrohet Vuçiq, nga Ambasada britanike mohojnë se kanë armatosur Kosovën


Ambasada Britaneze i ka dhënë fund deklarimeve të autoriteteve serbe, të cilat proklamonin se Britania e madhe ka kontribuar në armatosjen e shtetit të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Nga kjo ambasadë për Gazetën “Enigma”, ka thënë se zbarkimi i avionit luftarak britanik në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ishte në kuadër të një operacioni që për qëllim kishte ofrimin e ndihmës për forcat ushtarake britanike të dislokuara në Kosovës në kuadër të KFOR-it.

“KFOR-i tashmë ka lëshuar një deklaratë duke shpjeguar se qëllimi i fluturimit ishte një operacion ndihmës në vend për forcat ushtarake britanike të dislokuara në KFOR”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndërkaq, kujtojmë se Vuçiq ditë më parë në Tv Pink tha se “Britania i ka dhënë Kosovës raketa tepër të rrezikshme, të llojit që janë dëshmuar shumë efektive në Ukrainë”. / Gazeta Enigma.

Related Articles