Përhapja e zjarreve në Kosovë – Haradinaj: Qeveria të merret më seriozisht

Përhapja e zjarreve në Kosovë – Haradinaj: Qeveria të merret më seriozisht

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj shprehet i shqetësuar me përfshirjen e shumë rajoneve të vendit nga zjarret. Ai i ka bërë thirrje qeverisë që të merret më seriozisht me këtë çështje.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, kryetari i AAK’së ka apeluar për kujdes.

“I shqetësuar për përhapjen e zjarreve në mbarë territorin e Kosovës”, shkroi Haradinaj në Facebook.

“Kërkoj nga Qeveria të merret më seriozisht me çështjen, pasi që mund të pësojnë jetët dhe pronat e qytetarëve të Kosovës”, shtoi ai.

I shqetësuar për përhapjen e zjarreve në mbarë territorin e Kosovës.Në Suharekë po vazhdon përhapja e zjarrit, ndërsa…Posted by Ramush Haradinaj on Tuesday, August 3, 2021

Related Articles