Lionel Messi po e cilëson Anglinë si një nga favoritët për Kupën e Botës të këtij dimri në Katar.
Yylli i PSG -së do të udhëheqë Argjentinën drejt lavdisë së Kupës së Botës muajin e ardhshëm, me skuadrën aktualisht në një seri pa humbje prej 34 ndeshjesh, në atë që ka të ngjarë të jetë turneu i fundit ndërkombëtar i tij.
Messi beson se skuadra e Gareth Southgate, së bashku me Brazilin, Francën, Gjermaninë dhe Spanjën do të ofrojnë kërcënimet më të mëdha të turneut, megjithëse ai thotë se janë dy kombe që dallohen nga të tjerët.
Duke folur për RMC Sport, 35-vjeçari tha: “Sa i përket favoritëve, ka ekipe të mëdha si Brazili, Gjermania, Franca, Anglia dhe Spanja”.
“Dhe jam i sigurt se po harroj disa”.
“Por, nëse më duhet të zgjedh një ose dy, sot mendoj se Brazili dhe Franca janë dy kandidatët e mëdhenj për këtë Botëror”, ka shtuar më tej shtatë herë fituesi i Topit të Artë.
Messi do të shpresojë që të fitojë Kupën e Botës, trofeu i vetëm që i mungon në kabinetin e tij, por edhe që do të mund të quhej si lojtari më i mirë në histori të futbollit, për t’i dhënë fund një debati mes tij dhe Cristiano Ronaldos se kujt i takon ky epitet.