Përkrahësit e Sami Lushtakut kanë dalë nëpër rrugët e Skënderajt duke e thirrur emrin e tij.
Lushtakut nuk i është lejuar të garojë në këto zgjedhje, teksa Exit Poll-i e nxjerr fitues sërish Bekim Jasharin, rivalin e Partisë Demokratike në këto zgjedhje.
Raportohet se ka edhe të shtëna me armë në kuadër të festimit të disa simpatizantëve të PDK-së.
Kurse, nga të dhënat e fundit të KQZ-së, kandidati i PDK-së, Fadil Nura po prin me 59.34 për qind.
Ndërsa kandidati Bekim Jashari renditet i dyti deri tani me 39.34 për qind.