Përkundër përleshjeve fizike, Konjufca vazhdon seancën

Përkundër përleshjeve fizike, Konjufca vazhdon seancën

Kuvendi i Kosovës po vazhdon, ndonëse për dy herë radhazi pati përleshje fizike midis deputetëve e kabinetit qeveritar, shkruan Gazeta Enigma.

Përderisa po lexohet rendi i ditës, deputet nga opozita po tentojnë ta pengojnë punën e Kuvendit.

“Kuvendi nuk është qeveri, Kuvendi duhet me vazhdu”, u dëgjua të thotë kryeparlamentari Konjufca.

Me këtë rast deputeti i LDK-së, Armend Zemaj lexoi rregulloren e Kuvendit ku theksohet se në gjendje të tilla seanca duhet të ndërprehet.

“Kadal se s’kemi mbërri ende tek rregullorja”, thotë Konjufca pas fjalimit të Zemajt./Gazeta Enigma/

Related Articles