Përleshja ndërmjet Ballkanit dhe Dritës përfundon në disiplinë, ja kush janë të akuzuarit

Përleshja ndërmjet Ballkanit dhe Dritës përfundon në disiplinë, ja kush janë të akuzuarit

Dueli ndërmjet Ballkanit dhe Dritës ishte njëri ndër më interesantët e këtij edicioni.

Rezultati i barabartë (2-2) dhe golat krejt në fundin e ndeshjes sollën jo pak tension në stolet e dy skuadrave, shkruan Gazeta “Enigma”.

Pas përfundimit të ndeshjes në tunelin që dërgon në dhomat e zhveshjes ndodhi një incident, me ç’rast kishte patur edhe konfrontime fizike.

Drita u lëshua në akuza ndaj Ballkanit për dhunë fizike, ndërkohë që këta të fundit u mohuan kategorikisht ato.

Megjithë, Komisioni i Garave ka futur në disiplinë tre zyrtarët e Ballkanit, Idriz Hajrizi, Ardi Kabashi e Labinot Qosja, ndërkohë që te Drita e ka futur trajnerin Zekirija Ramadani.

Në mediat vendore ishin publikuar edhe disa pamje nga ky konflikt verbal e fizik. /Gazeta Enigma/

Related Articles