Ekskluzive: FFK ndryshon terminin e pesë ndeshjeve të fundit!

Ekskluzive: FFK ndryshon terminin e pesë ndeshjeve të fundit!

Kampionati elitar në futbollin kosovar është futur në finishin e saj, derisa kanë mbetur edhe gjashtë xhiro për t’u ulur sipari.

Siç mëson ekskluzivisht Gazeta “Enigma”, shtëpia më e madhe e futbollit në vend, ajo e FFK-së, ka vendosur që pesë xhirot e fundit të zhvillohen në të njejtën ditë dhe në të njejtin orar.

Ky ndryshim vjen për shkak të ruajtjes së garës dhe integritetit, pasi që në të kaluarën janë zhvilluar vetëm tri ndeshjet e fundit në të njejtin orar.

Kujtojmë që tri xhirot e fundit kampionale do të zhvillohen nga ora 17.00. /Gazeta Enigma/

Related Articles