BQK: Vlera e kredive nëpër bankat komerciale kalon 5 miliardëshin

BQK: Vlera e kredive nëpër bankat komerciale kalon 5 miliardëshin

241.2 milionë euro është vlera e kredive të reja për muajin mars.

Banka Qendrore e Kosovës njofton se kreditë bruto për këtë muaj kanë arritur vlerën prej 5.09 miliardë euro, me një rritje prej 132.0 milionë euro, ose rritje në përqindje prej 2.66 përqind.

“Asetet e bankave komerciale në fund të muajit mars 2024 kanë arritur vlerën në 7.50 miliardë euro, duke shënuar rritje për 110.19 milionë euro, ose 1.49% krahasuar me muajin paraprak”, thuhet në raport.

Sipas BQK-së, norma mesatara e interesit për kredi ka qenë 6.24 përqind, më e ulët sesa në janar që ka qenë 6.34 përqind.

Related Articles