Trazirat mes tifozëve të klubit grek AEK dhe atij kroat, Dinamo Zagreb natën mbrëma kanë përfunduar me fatalitet.
Si pasojë e përleshjeve mes dy tifozërive në prag të takimit të sotëm mes tyre në kuadër të kualifikimeve në Champions League, ka ndërruar jetë një person.
Siç shkruajnë mediat greke, tifozët e Dinamo Zagrebit, të cilët thuhet se erdhën me makinë në Greqi, sulmuan stadiumin e AEK-ut mbrëmjen e së hënës.
Si pasojë e kësaj, një tifoz grek 22-vjeçar ka humbur jetën ndërsa 8 janë plagosur, kurse 96 persona u arrestuan.
Janë publikuar edhe pamjet e kësaj përleshje, siç mund ta shihni më poshtë.