Derisa shumica e ligave të rëndësishme janë duke pushuar për shkak të Kampionatit Botëror, ndeshjet e Kupës së Rusisë kanë vazhduar pa pengesa.
Rusisë i është ndaluar pjesëmarrja në garat ndërkombëtare për shkak të invazionit në Ukrainës, ndërsa ndeshjet e klubeve vendore janë ndjekur nga tifozët lokalë të futbollit.
Në shortin e Kupës janë vënë përballë gjigantët Zenit St Petersburg dhe Spartak Moska, mirëpo ndeshja mes tyre është bërë kryetemë në mediat sociale jo për shkak të futbollit.
Gjithçka shpërtheu në kaos në fund të takimit kur edhe u përjashtuan me kartonë të kuq gjashtë lojtarë.
Zenit vs Spartak today got seriously out of hand… ????pic.twitter.com/xSisfaSGq9— SPORTbible (@sportbible) November 27, 2022
Ndeshja ishte pa gola (0-0) dhe skuadrat ishin pajtuar për atë rezultat dhe po shkonin drejt penalltive. Por, pas ekzekutimit të një gjuajtje të lirë, sulmuesi Quincy Promes dhe mesfushori Wilmar Barrios fërkuan supet dhe shkëmbyen disa fjalë që pasoi me reagime nga bashkëlojtarët dhe pjesëtarët e stafit dhe pasoi me një përleshje masive.
Pas qetësimit të situatës dhe përjashtimit të gjashtë futbollistëve, Zeniti fitoi në penallti me rezultat 4-2.
На матче Кубка России футболисты «Зенита» и «Спартака» устроили массовую драку
Спортсмены подрались в конце игры, прошедшей в Санкт-Петербурге. В результате красные карточки получили шесть игроков — по трое от каждой команды. pic.twitter.com/RLNZAGghFB— Вот Так (@vottak_tv) November 27, 2022