Përleshje me armë mes dy grupeve në Gjakovë, policia në kërkim të një personi

Përleshje me armë mes dy grupeve në Gjakovë, policia në kërkim të një personi

Policia e Kosovës ka njoftuar për një përleshje me armë mes dy grupeve në qytetin e Gjakovës.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 20:19.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje ne mes te dy grupeve të njëjtit janë gjuajtur me armë ndërmjet vete. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja, një fishek dhe një predhë”, bënë të ditur policia.

Përveç dëmeve të shkaktuara nga arma e zjarrit në dy vetura që ishin të parkuara nuk raportohet për të lënduar.

Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një mashkull kosovar si i përfshirë në incident i cili ndodhet në kërkim policor. / Gazeta Enigma.

Related Articles