Një personit i është dashur të marrë trajtim në QKUK pas plagëve të marra në një përleshje me mjete të forta në Obiliq, transmeton Gazeta Enigma.
Të arrestuar kanë mbetur katër persona të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në këtë incident.
“Obiliq / 26.05.2024 – 16:40. Është raportuar për një rrahje me mjete të forta në mes të disa personave. Si pasojë e rrahjes një person mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa katër të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. / Gazeta Enigma