Përleshje me thika në lagjen Kalabria të Prishtinës, dy të lënduar

Përleshje me thika në lagjen Kalabria të Prishtinës, dy të lënduar

Sot rreth orës 13:00, në lagjen Kalabria të Prishtinës ka ndodhur një përleshje mes disa personave, ku dy prej tyre kanë pësuar lëndime nga thika.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, konfirmoi se të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka identifikuar një të dyshuar, i cili më pas është paraqitur në stacion policor.

‘Rreth orës 13:00, është raportuar për një përleshje në mes të disa personave në lagjen Kalabria, në Prishtinë.

Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është  bërë e ditur se për pasojë  dy persona kanë marrë lëndime nga arma e ftohët (thika).

Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia në mënyrë aktive ka vijuar punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, të cilat  kanë  rezultuar me identifikimin e të dyshuarit i cili më pas është paraqitur në polici.

Aktualisht  në koordinim me prokurorin e shtetit po vazhdon puna policore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen’’, ka njoftuar Policia.

Related Articles