Përleshje mes disa personave në Prishtinë, sekuestrohet një armë zjarri dhe një thikë

Sot rreth orës 16:30, zyrtarët policor, respektivisht njësiti special, kanë reaguar në një rast të përleshjes në mes të disa personave.

“Rasti ishte në progres në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë., ku disa persona  pasi kishin dalë nga veturat e tyre janë përfshirë në një rrahje”, tha policia.

Në këtë situatë, katër persona janë shoqëruar për në stacionin policor.

“Ka qenë reagimi i shpejtë policor në vendngjarje  edhe i zyrtarëve nga stacioni qendra , ai që ka rezultuar me shoqërimin e katër personave të përfshirë në këtë rast, si dhe sekuestrimin e një arme zjarri dhe një thike”, konfirmon policia.

“Aktualisht zyrtarët kompetent, kanë nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, përfundon përgjigja e tyre.

Related Articles