Përleshje mes dy personave në një lokal në Strellc të Epërm të Deçanit, pasi dolën njëri e godet me veturë tjetrin

Përleshje mes dy personave në një lokal në Strellc të Epërm të Deçanit, pasi dolën njëri e godet me veturë tjetrin

Një përleshje ka ndodhur në një lokal në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit, mëngjesin e sotëm.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se përleshja e nisur në lokal ka vazhduar edhe jashtë, ku më pas njëri prej tyre e ka goditur me veturë tjetrin.

“Stacioni policor në Deçan është njoftuar për një aksident në fshatin Strellc. Kur kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë kuptuar se ka të bëjë me një përleshje mes dy personave në një lokal , pastaj kanë dalë jashtë dhe njëri prej tyre e ka goditur tjetrin me veturë dhe është larguar. Nuk kemi informacione për të vrarë. Tash janë njësitet policore atje dhe e shohin se cka ka ndodhë”, ka deklaruar Gashi.

Related Articles