Përleshje mes gjashtë nxënësve në Gjakovë, nga spitali përfundojnë në ndalim policor

Rrahjet mes nxënëseve në shkollat fillore e të mesme në këtë vit shkollor kanë qenë mjaft të shpeshta. Të tilla ngjarje po alarmojnë prindërit për sigurinë e fëmijëve të tyre në institucionet e arsimit, por edhe përreth tyre, shkruan Gazeta Enigma.

Në një përleshje fizike janë përfshirë sot edhe gjashtë nxënës në Gjakovë, ku për pasojë janë dërguar në spital për tretman mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia për Gazetën Enigma, me ç’rast është bërë e ditur se të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

“Gjashtë persona, meshkuj të mitur janë arrestuar pasi rreth orës 12:40 ishin përfshirë në një përleshje fizike në rrugën “Normalja e Gjakovës” në Gjakovë. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime  trupore dhe ju është ofruar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “Lëndim i lehtë trupor”.”, tha Elezaj ka thënë Elezaj për Gazetën Enigma.

Related Articles