Përleshje mes tifozëve të Drenicës dhe Prishtinës së Re, Policia: Një i lënduar e dy të arrestuar

Përleshje mes tifozëve të Drenicës dhe Prishtinës së Re, Policia: Një i lënduar e dy të arrestuar

Fitorja dramatike e Drenicës në kryeqytet ndaj Prishtinës së Re, e cila përfundoi me rezultat 2-3, pati pasoja edhe nga tifozërite e këtyre dy ekipeve. Pas ndeshjes, dy grupet e tifozërive janë përleshur me njëra tjetrën, e cila rezultoi me një të lënduar dhe dy të arrestuar, shkruan Gazeta “Enigma”.

Policia e Kosovës intervenoi menjëherë, por që deri tek interevenimi, pati tifozë të lënduar e gjakosur.

Sipas zëdhënësit Enis Plllana, një person është lënduar, kurse dy të tjerë janë arrestuar.

“Një person është lënduar dhe dy të tjerë janë arrestuar deri më tani”, tha Pllana.

Related Articles