Futbolli kosovar edhe njëherë tjetër është ballafaquar me një situatë aspak të mirë.
Sërish ka ndodhur një përleshje në ndeshjen e grupmoshave të reja U19, në mes Fushë Kosovës dhe Gjilanit.
Disa futbollist raportohet të kenë përfunduar në spital, si pasojë e këtij incidenti.
Gazeta Enigma ka kontaktuar me policinë për të marrë detaje lidhur me rastin, mirëpo deri në publikimin e këtij lajmi nuk është ndarë ndonjë informacion. /Gazeta Enigma
Fotografi të lojtarëve të Gjilanit: