Përleshje në shkollën ’28 Nëntori’ në Prishtinë, arrestohen katër persona

Përleshje në shkollën ’28 Nëntori’ në Prishtinë, arrestohen katër persona

Katër persona janë arrestuar pasi janë përfshirë në një përleshje fizike në një shkollë në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e kësaj përleshjeje është lënduar një person, të cilit i është dhënë trajtimi i nevojshëm mjekësor.

“Nga ana e zyrtarëve policor, të stacionit jugu në Prishtinë, janë arrestuar katër persona të dyshuar (meshkuj të mitur), të cilët pas intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje.  Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor”.

Related Articles