Sveçla e njofton emisarin Peach: Kosova sfidohet në vazhdimësi nga faktorë të jashtëm

Sveçla e njofton emisarin Peach: Kosova sfidohet në vazhdimësi nga faktorë të jashtëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka takuar sot Stuart Peach, i dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.



Sveçla e ka njoftuar atë se Kosova është sfiduar në vazhdimësi në aspektin e sigurisë nga faktorë të jashtëm me qëllim të destabilizimit, transmeton Klan Kosova.

“E njoftova Lord Peach mbi angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme sipas prioriteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës në sundimin e ligjit dhe luftimin e pakompromis të krimit dhe korrupsionit si dhe për arritjet tona në këtë fushë”.

“Duke qenë se Republika e Kosovës është sfiduar në vazhdimësi në aspektin e sigurisë nga faktorë të jashtëm me qëllim të destabilizimit të vendit tonë, ritheksova përkushtimin tonë për stabilitet e paqe të qëndrueshme dhe për mirëqenie e siguri për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim”.

“Me Mbretërinë e Bashkuar gëzojmë bashkëpunim të shkëlqyer andaj e falënderova Lord Peach për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për avancimin e shtetit tonë”.

Related Articles