Përparim Rama mbështet protestën në Strasburg për ish-krerët e UÇK-së: Prishtina është me ju

Përparim Rama mbështet protestën në Strasburg për ish-krerët e UÇK-së: Prishtina është me ju

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e paralajmëruar në Strasburg më 16 nëntor, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Ai ka theksuar se Prishtina qëndron krah shqiptarëve kudo ku kërkohet drejtësi dhe ku ngritet zëri kundër padrejtësive që bien mbi luftën çlirimtare.

‘’Në mbështetje të të gjithë shqiptarëve  që nesër protestojnë në Strasburg, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës  kundër padrejtësisë ndaj UÇK-së!

Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, është me ju ’’, ka shkruar ai.

Related Articles