Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se në shkollat e kryeqytetit të Kosovës ka filluar furnizimi me teste të shpejta antigjene, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
“Duke pasur parasysh gjendjen aktuale të pandemisë, Komuna e Prishtinës për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të shkollës, është duke bërë furnizimin me teste të shpejta antigjen përmes pështymës për COVID-19”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Njëherit, ai ka shtuar se “shpërndarja e testeve ka filluar të bëhet nëpër institucione dhe gjatë pranimit të produktit ekipi i kontraktuar do tu japë informatat e hollësishme dhe do të ofrojë trajnim rreth përdorimit të testeve antigjen”.
Këto teste janë shpërndar kryesisht në shkollat me numrin më të madh të nxënësve në zonat urbane.
“Deri më tani testet antigjen janë shpërndarë nëpër tetë institucione parashkollore, shkolla fillore dhe të mesme të larta, kryesisht me numër të madh të nxënësve në zonat urbane”.
LEXO EDHE: Kjo është komuna që regjistroi më së shumti raste të reja me COVID-19
Tutje ai ka shtuar se “në ditët në vijim mbetet të përfshihen edhe zonat periferike të kryeqytetit.Është planifikuar që testet të shërbejnë gjatë gjithë gjysmëvjetorit të dytë”.
Rama ka shtuar se ndarja e testeve është bërë në proporcion me numrin e nxënësve në institucionet shkollore.
“Do të testohen vetëm nxënësit që kanë këto simptoma:-Temperaturë mbi normale-Kollitje apo ethe-Kontakt me persona të infektuar. Ndarja e testeve është bërë në proporcion me numrin e nxënësve në institucione”, ka njoftuar Rama./Gazeta Enigma/