Reagon Federata e Hendbollit të Kosovës, mirënjohëse ndaj tifozëve për mbështetjen e parezervë

Reagon Federata e Hendbollit të Kosovës, mirënjohëse ndaj tifozëve për mbështetjen e parezervë

Reprezentacioni i Kosovës në hendboll ka zhvilluar disa takime me radhë në kuadër të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Botëror 2023, ku veçohet fitoja e madhe kundër Turqisë ditë më parë, shkruan Gazeta Enigma.

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të FHK-së kjo e fundit është shprehur falënderuese ndaj tifozëve për mbështetjen të vazhdueshme gjatë periudhës gati dymujore të kampanjës parakualifikuese për Kampinatin Botërorë të vitit të ardhshëm.

Në njoftim përshkruhen të arriturat e ekipit përfaqësues të hendbollit të Kosovës, dhe rezultatet e shënuara gjatë kësaj faze, ndërsa potencohen aspiratat e Kosovës në të ardhmen e afërt kualifikues, qoftë për europian apo botëror, duke pasur parasysh avancimin gradual por të vazhsdueshëm të hendbollit të Kosovës në konkurrencën e mashkujve.

NJOFTIMI:

Faleminderit Faleminderit tifozëve për përkrahjen e madhe dhe të vazhdueshme. Faleminderit lojtarëve për angazhimin e…Posted by Federata e Hendbollit e Kosovës on E diel, 16 janar 2022

Related Articles