Kandidati I LDK-së për të parin e Prishtinës, Përparim Rama, në vazhdën e aktiviteteve parazgjedhore, ka thënë se stadiumi i Prishtinës “Fadil Vokrri”, mund të ketë disa opcione për funksionalizim e menaxhim më efikas.
Sipas tij në vend të stadiumit aktual mund të vendoset një liqe artificial, ndërkohë që terreni do të zhvendosej diku tjetër, jashtë frekuencës masive.
Me largimin e stadiumit “Fadil Vokrri” nga ajo zonë, sipas Ramës do të krijoheshin mundësi të shumëta alternative për disa objekte vitale të kulturës, përfshirë sallën e Operas dhe Baletit, e cila ka qenë kërkesë e vazhdueshme, madje edhe nga Primadona e muzikës Nexhmija Pagarusha, por që asnjëherë nuk arriti të funksionalizohet në mungesë të përkushtimit institucional.
E në lidhje me deklaratën e kandidatit të LDK-së, Përparim Rama, rreth idesë së zhvendosjes së stadiumit ikonik “Fadil Vokrri” në periferi, komentues e qytetarë të ndryshëm e kanë pritur në mënyra të ndryshme, disa madje e kanë cilësuar si ide “epike”.
Përparim Rama: Stadiumi “Fadil Vokrri” mund të zhvendoset dhe aty të krijohet një liqePërparim Rama: Stadiumi “Fadil Vokrri” mund të zhvendoset dhe aty të krijohet një liqePosted by Klan Kosova on E martë, 21 shtator 2021