Përparim Rama, kryetar i zgjedhur i komunës së Prishtinës, ka bërë të ditur se Alban Zogaj do të jetë nënkryetar i kryeqytetit.
Këto deklarata ai i ka bërë pas pyetjes rreth ekipit që do ta ketë ai në drejtimin e komunës së Prishtinës.
“Është një nënkryetar që është i konfirmuar, ai është Alban Zogaj”, ka thënë Rama në Kanal 10.
Gjatë ditës ka pasur spekulime se Blerand Stavileci do të jetë nënkryetar, por që këto nuk janë konfirmuar nga PDK-ja, partia e Stavilecit.
Rama ka fituar zgjedhjet lokale në Prishtinë në raundin e dytë kundër kandidatit të VV-së, Arben Vitia.