Përplasen dy deputetët e VV-së: Gola s’e la të fliste, Eman Rrahmani lëshon mbledhjen

Përplasen dy deputetët e VV-së: Gola s’e la të fliste, Eman Rrahmani lëshon mbledhjen

Komisioni për Arsim po vazhdon tutje, ku të pranishëm janë përfaqësues të SBASHK’ut dhe ministrat Arbërie Nagavci e Hekuran Murati.Fjalën deshi ta marrë Eman Rrahmani, deputet i VV-së, por këtë gjë nuk ia lejoi kryetari i komisionit, Ardian Gola me arsyetimin se duhet veç ata që janë anëtarë të këtij komisioni.‘

’Qëllimi jem është më kontribu. Nuk kam ardhë me ju fy, linçu mirëpo. Ju si kryetar i komisionit nuk duhet me bo marrëveshje me asnjë grup që e cenon punën time si deputet.’’, tha Rrahmani.

Në fund Eman Rrahmani lëshoi sallën ku po mbahej mbledhja e Komisionit.

Related Articles