Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në Hamallaj të Gjirit të Lalzit.
Nga ky aksident ka humbur jetën një 16-vjeçar derisa një tjetër i moshës 20-të ka mbetë i lënduar rëndë.
Për rastin ka njoftuar policia e shtetit.
“Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. H., 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K.“, njoftoi policia, përcjellë Gazeta Enigma.
Përplasen dy vetura në Shqipëri, vdes një 16-vjeçar, lëndohet rëndë një 20-vjeçar
