Mantelbardhët u mblodhën këtë të enjte për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre, por jo gjithçka shkoi siç duhet.
Gazeta Shneta ka publikuar pamje brenda sallës ku është mbajtur kongresi. Në videon e publikuar dëgjohen fyerje e akuza për keqpërdorim milionash në FSSHK.
Kandidate për kryetare në këtë kongres ishte Tevide Imeri, e cila kishte siguruar nënshkrimet e nevojshme sipas statutit nga regjionet e sindikatave.
Ndërkaq, Blerim Syla nuk kishte arritur të merrte nënshkrimet e nevojshme, i cili e ka quajtur proces të parregullt dhe me shkelje ligjore, duke thënë se do të shpallte kandidaturën e tij në kongres.
Imeri ka deklaruar sot se ka marr kërcënime nga Blerim Syla, kryetar aktual i FSSHK, ndërkaq Syla ka mohuar se e ka kërcënuar, teksa ka thënë se procesi është udhëhequr jashtëligjshëm nga një person i cili tanimë ka dal në pension.