Përplasi këmbësoren dhe një automjet, arrestohet ish-drejtori i doganës në Vlorë

Ish-drejtori i Doganës në Vlorë, Arlind Lagji është arrestuar nga policia këtë të martë, raporton Gazeta Enigma.

Mbrëmjen e djeshme, 46-vjeçari aksidentoi këmbësoren I.S 66-vjeçe në rrugën “Gjergj Kastrioti”, teksa drejtonte automjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur.

Më pas, po në këtë aks rrugor, Lagji ka përplasur automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasja I. S. dhe shtetasi B. C. ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 46 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“ dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasen I. S., 66 vjeçe, banuese në Vlorë, është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka vijuar lëvizjen, në këtë aks rrugor, ku më pas ka përplasur automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles