Përplasjen PDK dhe LVV, shkak Projektligji për Vetëqeverisjen lokale

Përplasjen PDK dhe LVV, shkak Projektligji për Vetëqeverisjen lokale

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale, ka përplasur Partinë Demokratike të Kosovës me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.

Duke e prezantuar këtë Projektligj, ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal,  Elbert Krasniqi tha se Projektligji në fjalë i përbën 44 nene.

Doarsa Kica-Xhelili tha se komisioni përkatës e ka shqyrtuar këtë propozim dhe e paraqet para kuvendit për miratim.

“Vlerësoj se projektligji i plotëson kushtet e parapara”, tha ajo.

Por shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se nuk do të duhej të jetë një projektligj i cili i ndan në pozitë dhe opozitë

Tahiri tha se ta kemi një qeverisje lokale sa ëm ëfëktive por që nuk është i gatshëm të votohet, ai i propozoi ministrit Krasniqi që ta rishikoj

“Qysh ne mundem me votu sot, kur i ke kryetarët e komunave dhe asociacionin kundër, nuk po mendoj se është rruga e duhur që me vazhdu. Duhesh me u sill me më shumë përgjegjshmëri ndaj njerëzve që ki më shumë punë me ta siç janë kryetarët e komunave. Sot kryetari e komunave në shumicën e Kosovës i ke kundër të përfaqësuara në asociacionin e komunave”, tha Tahiri.

Por ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha asnjë kryetar komune nuk e ka ngritur si shqetësim për këtë ligj.

“Jam shumë i lumtur që po debatohet, që të rregullohen të gjitha pjesët e vetëqeverisjes lokale. Sa i përket deklaratës së zotri Tahiri, i them se as edhe një kryetar nuk ka ngrit shqetësimin për këtë ligj”, tha ai.

Ndërkohë LDK-ja e ka përkrahur këtë Projektligj. / Gazeta Enigma.

Related Articles